☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.07 ▼0.5%
ARI 4,351 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,855 ▼ -0.29% ETH $2,734 ▼ -0.5% XRP $1.5941 ▲ +3.89% SOL $117.4700 ▲ +0.24%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,351 ▼0.59 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,351 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Politika

Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon mbledhjen e Kuvendit pas masës ndaj kreut të SHISH

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta politike në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për vendosjen e masës së “arrestit shtëpiak” nga SPAK ndaj kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi mbledhjen e Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar, duke argumentuar se zhvillimi prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon një reagim institucional nga Parlamenti.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Në vijim, ai kritikoi institucionet shtetërore, duke deklaruar se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”.

Nga mazhoranca, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi vijimin e mbledhjes sipas rendit të ditës dhe shqyrtimin e projektligjit për reformën territoriale.

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja. Ai theksoi gjithashtu se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik.

Edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në kushtet e një situate që, sipas tij, lidhet me sigurinë kombëtare.

“A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, deklaroi Korreshi.

Deputeti i PD-së iu drejtua gjithashtu mazhorancës lidhur me vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke pyetur: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”.

Korreshi kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të reformës territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

“Ju keni vendosur për territorialen, na e sillni këtu kot”, tha ai.

Duke iu rikthyer masës së vendosur ndaj kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë.

“Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.