🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲0.69%
ARI 4,184 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▲ +1% ETH $2,510 ▲ +0.69% XRP $1.3677 ▲ +0.94% SOL $106.9300 ▼ -0.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Petrova: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka përparim në rrugën evropiane për Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Velislava Petrova ka deklaruar se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga ajo që është dakorduar në vitin 2022, duke shtuar se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian kalon përmes zbatimit të obligimeve të marra.

Ajo ka deklaruar për “BNT” se kjo nuk është çështje bilaterale, por marrëdhënie mes një vendi kandidat dhe BE-së.

Petrova ka theksuar se toni i palës bullgare mbetet “jashtëzakonisht pozitiv”, por ka pranuar se shpesh nuk sheh të njëjtin sjellje politike nga Shkupi.

“Shpresoj të gjej pjekuri politike nga pala tjetër. Shpesh nuk e shoh këtë”, ka thënë ministrja e jashtme.

Ajo ka qenë kategorike se qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar për të ashtuquajturin “propozim francez”, i dakorduar në verën e vitit 2022.

Petrova ka kujtuar se ka marrë pjesë personalisht në negociatat për Kornizën Negociuese të Maqedonisë dhe e di saktësisht çfarë është rënë dakord.

Ajo ka shprehur keqardhje që, sipas saj, edhe pas katër vitesh nuk ka përparim në këtë çështje.

Sipas saj, Maqedonia duhet të shfrytëzojë “dritaren e hapur” për zgjerimin e BE-së dhe të fokusohet në përmbushjen e obligimeve, jo në përshkallëzim tensionesh me Sofjen.

Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të reja mes Shkupit dhe Sofjes, pas qëndrimeve të qeverisë së Maqedonisë së Veriut se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese pa ndryshim të qasjes nga pala bullgare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.