☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Peza: Basha, zëdhënësi kryesor i baltosjes së Shqipërisë dhe PS-së

Deputeti dhe njëherësh sekretari i Organizimit Dixhital në PS, Alfred Peza ka reaguar sot ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar, “zëdhënësi kryesor i baltosjes së Shqipërisë dhe Partisë Socialiste”.

“Njeriu që pa iu dridhur qerpiku gënjeu papushim shqiptarët dhe ndërkombëtarët për prezencën e 19 kriminelëve në radhët e Partisë Socialiste në Parlament, meriton përbuzjen e të gjithë shoqërisë!”, u shpreh Peza.

Sipas tij, “Për llogari të Sali Berishës dhe politikes se tij të vjetër, Lulzim Basha nuk la gjë pa shpifur dhe nuk la njeri pa akuzuar, ndërkohë që sot thotë se kriminelet qenkan fshehur prandaj ai nuk vërteton dot asnjë nga akuzat e tij monstruoze që ka bërë për më shumë se një vit rresht!”.

“Jo Lulzim, ata nuk janë fshehur asgjëkundi, sepse thjeshte nuk ekzistojnë kriminele në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Jo Lulzim nuk janë fshehur, por ligji për të cilin ne të dhamë të gjithë mbështetjen të bësh, nuk ka nxjerrë asnjë kriminel sepse askush nga ata që ti ke akuzuar nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar nga ligji.
Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata te tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUP-it”, theksoi Peza.

Ne, vijoi Peza, “si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale. Sepse ne nuk bëjmë ligje për të baltosur Shqipërinë dhe kundërshtarët politikë, po për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër. Le ta shohin dhe le ta dëgjojnë shqiptarët të vërtetën, pavarësisht se Lulzim Basha dhe Saliu pas tij duan që shqiptarët të shohin vetëm kriminelë tek njeri-tjetri dhe të dëgjojnë vetëm për krime, drogë, vrasje dhe balte”, përfundoi deklratën e tij deputeti socialist, Alfred Peza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.