☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.05 ▼0.26%
ARI 4,819 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $75,037 ▲ +1.03% ETH $2,373 ▲ +2.04% XRP $1.3979 ▲ +2.58% SOL $85.1900 ▲ +1.77%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.05 ▼0.26 % ARI 4,819 ▼0.1 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.05 ▼0.26 % ARI 4,819 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
roze

Pezullohet moderatori i “Top Gear”, Jeremy Clarkson

Moderatori i emisionit televiziv “Top Gear”, Jeremi Clarkson, i njohur për batutat e tij “therrëse”, u pezullua nga bordi drejtues i BBC pas një përplasjeje me një prej producentëve të programit.

1426092877clarkson-jeremySipas mediave britanike, ai u akuzua se kishte goditur producentin në një incident të javës së kaluar dhe tre episodet e fundit të sezonit aktual mund të mos transmetohen.

BBC konfirmoi se një episod, që ishte parashikuar të transmetohej të dielën, nuk do të shfaqet, por nuk dha detaje për të tjerat.

Clarkson, 54 vjeç, nuk e ka komentuar pezullimin, por është tallur në rrjetet sociale me filmat që mund të zëvendësojnë programin e së dielës.

Rezulton se moderatorit i ishte dhënë një “paralajmërim final” muajin e kaluar, pas zërave se kishte përdorur fjalë raciste gjatë disa xhirimeve.

Në atë kohë, ai tha se BBC i kishte thënë se do të dëbohej nëse do të përdorte “qoftë edhe një fjalë fyese, kudo dhe kurdo”.

Në një deklaratë të mëhershme, rrjeti informativ deklaroi: “Pas kacafytjes me producentin e BBC, Jeremy Clarkson është pezulluar dhe mbi ngjarjen po zhvillohet një hetim”.

Ndërkohë, mësohet se fansat e tij kanë kërkuar në rrjetet sociale që ai të rikthehet, duke e konsideruar si të pazëvendësueshëm për emisionin. Mësohet se në kuadër të një peticioni online janë mbledhur tashmë mbi 300 mijë firma.

Sidoqoftë, ka edhe nga ata që kanë mirëpritur shkarkimin, për shkak të termave ofendues që prezantuesi përdorte për popuj dhe vende problematike.

Mes tyre nuk bëri përjashtim edhe Shqipëria, ku cilësoi si zakon të popullit shqiptar vrasjen dhe transportin e kufomave në bagazhe automjetesh, apo Meksika për shkak të dhunës së drogës dhe Mianmari, për shkak të diktaturës që ka kaluar.

Clarkson, përveç se i famshëm rezulton të jetë edhe i pasur. Thuhet se ka fituar mbi 30 milionë stërlina që nga nisja e emisionit në vitin 1988.

Programi është rritur ndër vite aq shumë sa është kthyer në më të rëndësishmin e kanalit BBC2, por njëkohësisht edhe ndër më të kushtueshmit. Mos vallë ka ardhur koha për ndryshim?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.