☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut kritikon samitin e NATO-s: Çarmatimi bërthamor duhet të nisë nga aleatët e SHBA-së

– Koreja e Veriut kritikoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre, duke i akuzuar se po forcojnë aleancat ushtarake dhe po rrisin shpenzimet për armatim, pas samitit të NATO-s të mbajtur këtë javë në Turqi, sipas “Reuters”.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore KCNA, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se, NATO po e paraqet ushtrimin e të drejtave sovrane të Phenianit si kërcënim, ndërsa vetë po nxit përballjen ushtarake përmes rritjes së bashkëpunimit me aleatët në rajonin Azi-Paqësor.

Pheniani e cilësoi NATO-n si një aleancë të orientuar drejt luftës dhe përballjes, duke pretenduar se ajo ndjek interesa ekskluzive gjeopolitike, në dëm të paqes dhe sigurisë në Evropë dhe Azi-Paqësor.

Koreja e Veriut deklaroi se çarmatimi bërthamor nuk duhet të nisë prej saj, por nga aleatët e SHBA-së, duke përmendur Korenë e Jugut, Japoninë dhe vendet e NATO-s, që marrin pjesë në marrëveshjet e ndarjes së armëve bërthamore.

Sipas deklaratës, Pheniani do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e tij përmes ushtrimit të “përgjegjshëm” të të drejtave sovrane.

Një ditë më parë, agjencia KCNA njoftoi se Koreja e Veriut, ka vendosur të forcojë forcat e saj bërthamore “si në aspektin sasior, ashtu edhe cilësor”, në përputhje me thirrjet e udhëheqësit Kim Jong Un për modernizimin e ushtrisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.