Kronika

“Piramida”, policia kufitare e Bllatës sekuestron 122 kg kanabis

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga Policia e Dibrës, gjatë operacionit të koduar “Piramida”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Bllatë, në afërsi të Piramidës E-14/3, e cila kufizohet me fshatin Kllobçisht të Njësisë Administrative Maqellarë  dhe me fshatin Banjisht, Komuna Dibër e Madhe në Maqedoni gjatë patrullimit në vijën e gjelbër kanë konstatuar një shtetas me një kafshë pune të ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas.

Shtetasi që transportonte lëndën narkotike, sapo ka konstatuar që po e ndiqte policia ka braktisur kafshën dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Shërbimet e Policisë Kufitare  kanë zbuluar 7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar të llojit kanabis sativa, me peshë totale 122 kg.

Policia ka bërë të mundur më pas të identifikojë autorin e lëndës narkotike, ndërsa e ka shpallur në kërkim atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button