☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Mbi 550 vrapues nga më shumë se 30 vende të botës morën pjesë në edicionin e katërt të Maratonës Ndërkombëtare “Enkelana”, e organizuar në qytetin e Pogradecit.

Eventi sportiv mblodhi atletë profesionistë dhe amatorë, të cilët garuan në dy disiplina, 21 dhe 11.5 kilometra, përgjatë itinerarit panoramik buzë Liqenit të Ohrit.
Në garën e 21 kilometrave, vendin e parë për meshkuj e fitoi Tirron Mamusha nga Kosova, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Gresa Bakraçi.

Të dy fituesit vlerësuan nivelin e organizimit dhe veçantinë e itinerarit, duke e cilësuar Maratonën “Enkelana” si një aktivitet me standarde ndërkombëtare.

Në kategorinë e 11.5 kilometrave, fitues për meshkuj u shpall Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa te femrat vendin e parë e mori atletja shqiptare Kristina Pura.

Pas përfundimit të garës, fituesit shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe atmosferën sportive që ofroi Pogradeci.
Organizatorët theksuan se Maratona Ndërkombëtare “Enkelana” po konsolidohet çdo vit si një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në vend, ndërsa bënë të ditur se eventi do të vijojë të zhvillohet në Pogradec edhe për pesë vitet e ardhshme, me synimin për ta kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm të atletikës në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.