☁️
Tiranë 15°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.13 ▼1.97%
ARI 4,788 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,448 ▲ +4.92% ETH $2,368 ▲ +7.99% XRP $1.3669 ▲ +3.1% SOL $86.1000 ▲ +5.17%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.13 ▼1.97 % ARI 4,788 ▲0.44 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.13 ▼1.97 % ARI 4,788 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Europa

Pjesëmarrja rekord në zgjedhjet hungareze mund t’i japë fund qeverisjes së Orbanit

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendimtare parlamentare në Hungari, ku përballen kryeministri i krahut të djathtë ekstrem, Viktor Orban, dhe rivali i tij i qendrës së djathtë, Peter Magyar, arriti një nivel rekord prej 66% deri në orët e para të pasdites, sipas “France24”.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 15:00, 66% e votuesve kishin hedhur votën, një rritje e ndjeshme krahasuar me 52,75% në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2022.

Pamjet televizive nga Budapesti treguan radhë të gjata pranë qendrave të votimit, ndërsa procesi pritet të mbyllet në orën 19:00.

Zgjedhjet parlamentare, të ndjekura nga afër brenda dhe jashtë vendit, mund të shënojnë fundin e 16 viteve në pushtet të Orbanit, aktualisht lideri më jetëgjatë në Bashkimin Evropian.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur mbështetje për Orbanin, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se partia e Magyar, një konservator pro-evropian që premton një “ndryshim të sistemit”, është renditur përpara Orbanit.

Megjithatë, fushata është shoqëruar me akuza të ndërsjella për ndërhyrje të huaja në vendin me rreth 9,5 milionë banorë.

Orban, 62 vjeç, i cili synon një mandat të pestë radhazi, ka transformuar Hungarinë në një model të ashtuquajtur të “demokracisë joliberale”, duke ndjekur retorikën e Trump për migracionin dhe vlerat “woke” (“zgjimi”, një ndërgjegjësim për padrejtësinë sociale, veçanërisht në lidhje me racizmin, seksizmin dhe çështjet LGBTQ+), si kërcënim civilizues.

Nga ana tjetër, Magyar, 45 vjeç, ish-figurë e brendshme e qeverisë, u shfaq në skenën politike vetëm dy vite më parë dhe ka fituar mbështetje të konsiderueshme, në një klimë të një rritjeje të dobët ekonomike dhe një sistemi zgjedhor që favorizon partinë në pushtet, “Fidesz”.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance vizitoi Budapestin këtë javë për të mbështetur Orbanin, duke kritikuar “ndërhyrjen e burokratëve të Brukselit” në Hungari.

Trump ka premtuar gjithashtu mbështetje ekonomike për vendin në rast fitoreje të Orbanit.

Ekspertët e konsiderojnë këtë votim si vendimtar për të ardhmen demokratike të vendit.

“Nëse “Fidesz” fiton, kjo do të nënkuptojë një zhvendosje drejt autoritarizmit”, deklaroi studiuesja Andrea Szabo nga Universiteti ELTE, duke e cilësuar këtë si “momentin e fundit” për të ndryshuar drejtimin politik të vendit.

Gjatë fushatës, Orban është përplasur shpesh me Bashkimin Evropian, i cili e akuzon për shkelje të shtetit të së drejtës dhe ka bllokuar miliarda euro fonde për Hungarinë.

Ndërkohë, Magyar ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe përmirësim të shërbimeve publike, duke i bërë thirrje qytetarëve të “rikthejnë vendin e tyre”.

Analistët parashikojnë një pjesëmarrje rekord që mund të arrijë deri në 75%, duke tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm prej mbi 70%.

Rezultatet e para paraprake priten menjëherë pas mbylljes së votimit, por nëse gara rezulton e ngushtë, fituesi mund të shpallet vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit të votave, javën e ardhshme.

Fushata është shoqëruar nga një valë akuzash për ndërhyrje, përfshirë pretendime për dezinformim rus dhe blerje votash në zonat rurale, ndërsa disa sinjalizues nga institucionet shtetërore kanë akuzuar qeverinë për ndikim politik mbi institucionet dhe mungesë efikasiteti. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.