☁️
Tiranë 6°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▲0%
ARI 3,669 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,340 ▲ +1.69% ETH $1,666 ▲ +1.12% XRP $0.9457 ▲ +0.63% SOL $72.1300 ▲ +2.18%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Spanjë, mediat: Sanchez rrezikon humbjen e pushtetit

Spanja zhvilloi këtë të diel, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një garë që mund t’i japë fund tetë viteve të qeverisjes së kryeministrit socialist Pedro Sanchez dhe të hapë rrugën për ardhjen në pushtet të së djathtës konservatore, me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Votimi u zhvillua në një klimë të fortë polarizimi politik, ku çështjet kryesore të fushatës kanë qenë kriza e strehimit, rritja e kostos së jetesës, emigracioni dhe akuzat për korrupsion që kanë prekur figura të afërta me qeverinë socialiste.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga autoritetet spanjolle, pjesëmarrja në votime arriti në 68.1% deri në orën 18:00, një rritje e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur në të njëjtën orë kishin votuar 53.1% e zgjedhësve. Në total, rreth 39 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Megjithatë, në këtë fazë nuk ka ende rezultate përfundimtare, pasi qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00 sipas orës lokale dhe numërimi pritet të nisë menjëherë pas përfundimit të votimit.

Në garë janë tre forcat kryesore politike: Partia Socialiste (PSOE), e drejtuar nga Sanchez, Partia Popullore (PP), e drejtuar nga Alberto Nunez Feijoo, dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, me në krye Santiago Abascal. Në garë merr pjesë edhe platforma e majtë Frente Amplio, e drejtuar nga ish-kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau.

Sondazhet e publikuara përpara zgjedhjeve e rendisin Partinë Popullore në vendin e parë, përpara socialistëve, ndërsa Vox parashikohet të jetë forca e tretë politike. Megjithatë, për të siguruar shumicën parlamentare, konservatorët mund të kenë nevojë për mbështetjen e Vox, duke krijuar mundësinë e një koalicioni mes dy forcave. Për të siguruar shumicën absolute në Kongresin e Deputetëve nevojiten 176 nga 350 mandatet.

Një fitore e këtij blloku do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm politik në Spanjë, pasi Vox mund të bëhet pjesë e qeverisë kombëtare për herë të parë që prej përfundimit të diktaturës së Francisco Francos në vitin 1975.

Kriza e strehimit dhe emigracioni, në qendër të fushatës

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Pedro Sanchez, tetë muaj përpara përfundimit të mandatit, pasi qeveria e tij humbi mbështetjen e nevojshme parlamentare për të miratuar një paketë masash që synonin adresimin e krizës së strehimit dhe rritjes së qirave.

Një nga ngjarjet që nxiti debat të gjerë në vend ishte dëbimi nga banesa me qira i një gruaje 87-vjeçare, Maricarmen Abascal, e cila nuk mund të përballonte më pagesën e qirasë. Pamjet e saj duke u nxjerrë nga banesa me barelë shkaktuan protesta dhe rritën presionin ndaj qeverisë për të ndërhyrë në tregun e strehimit.

Përveç strehimit, emigracioni ka qenë një tjetër prej çështjeve kryesore të fushatës. Vox ka kërkuar ashpërsimin e politikave migratore, ndalimin e legalizimeve masive dhe kthimin e emigrantëve që, sipas qëndrimit të kësaj force politike, nuk kontribuojnë në ekonominë e vendit.

Ndërkohë, Sanchez ka mbrojtur politikat më gjithëpërfshirëse të emigracionit, duke vënë në dukje rritjen ekonomike, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e pagave gjatë qeverisjes së tij. Megjithatë, qeveria është përballur me kritika për rritjen e kostos së jetesës, vështirësitë në sigurimin e banesave dhe çështjet e korrupsionit që kanë përfshirë persona të afërt me të.

Çfarë pritet pas votimit?

Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë përbërjen e parlamentit të ri, por jo domosdoshmërisht edhe emrin e kryeministrit të ardhshëm. Partitë do të duhet të negociojnë për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare për formimin e qeverisë.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë mbështetjen e kërkuar brenda afatit kushtetues, Spanja mund të përballet me një tjetër proces zgjedhor.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve po ndiqet me vëmendje edhe në nivel evropian, pasi një qeveri e mundshme e përbashkët mes konservatorëve dhe Vox do të shënonte një tjetër forcim të së djathtës ekstreme në politikën evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.