☁️
Tiranë 6°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▲0%
ARI 3,669 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,340 ▲ +1.69% ETH $1,666 ▲ +1.12% XRP $0.9457 ▲ +0.63% SOL $72.1300 ▲ +2.18%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbyllet protesta e 29 nëntorit, plagoset me plumb gome deputeti, disa persona të lënduar

Protesta e zhvilluar këtë të diel, më 29 nëntor, në Tiranë, u mbyll rreth orës 20:00 të mbrëmjes, pas disa orësh tubim dhe përplasjesh mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Protesta që përkoi me 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, nisi me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, nga ku ata marshuan drejt Kryeministrisë.

Situata u tensionua para godinës së qeverisë, ku pas hedhjes së kapsollave nga protestuesit, policia ndërhyri me gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Më pas, përplasjet u zhvendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku efektivët përdorën edhe autobotët me ujë për të zmbrapsur protestuesit, ndërsa nga ana e tyre u hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të automjeteve të policisë.

Një nga incidentet më të rënda të protestës ishte plagosja e deputetit demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, i cili u qëllua me plumb gome pas shpine nga një efektiv policie. Deputeti u transportua drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta nga drejtuesit e Partisë Demokratike. Kreu i kësaj partie, Sali Berisha, e cilësoi plagosjen si një akt me urdhër politik, ndërsa më pas shkoi në spital për të vizituar deputetin.

Pas incidentit, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kërkoi pezullimin e menjëhershëm të efektivit të dyshuar, si dhe nisjen e hetimeve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Kërkesa u pasua nga vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për pezullimin e punonjësit me inicialet E.A. dhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj tij.

Sipas Policisë, efektivi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome. Për të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet hetimore.

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, publikoi emrin e efektivit që, sipas tij, qëlloi deputetin dhe kërkoi arrestimin e tij nga Prokuroria e Tiranës. Bardhi akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike dhe ligjore lidhur me ngjarjen.

10 persona të lënduar, mes tyre deputeti dhe dy efektivë policie

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 15:00, në total 10 persona ishin paraqitur në Spitalin e Traumës dhe në QSUT.

Në Spitalin e Traumës u paraqitën gjashtë persona: dy efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar. Ndërsa në QSUT morën ndihmë mjekësore katër protestues, mes tyre edhe një gazetar. Sipas njoftimit, të gjithë personat e paraqitur në Spitalin e Traumës ishin jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Protesta e 29 nëntorit vjen pas përplasjeve të një dite më parë, më 28 nëntor, kur u regjistruan dhjetëra të lënduar, mes tyre protestues, efektivë policie dhe gazetarë. Ndërkohë, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 12 personave dhe procedimin penal të 19 të tjerëve për protestën e së shtunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.