Elbasani, trajneri Daja: Nuk e meritonim humbjen
“Ishim më superior se kundërshtari…”. Trajneri i Elbasanit, Glen Daja nuk e fsheh zhgënjimin e tij pas humbjes 2-1 në përballjen me Egnatian në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”.
“Më vjen më shumë keq për pikët, sa i përket lojës ishim më superior se kundërshtari dhe nuk e meritonim këtë humbje. Sidomos në pjesën e parë, ishim shumë superior. Ishin dy gabime indivduale, por… në fund fare futbolli i tillë është, njëri do gabojë dhe tjetri do fitojë ndeshjen”.
“Gjendja e Aleksovskit dhe pjesës tjetër të skuadrës? Aleksovski është portieri i parë, do ishte në lojë nëse do ishte në kushtet e tij më të mira. Shpresojmë ta rikthejmë për ndeshjen me Tiranën. Gjithashtu, është edhe Nikaj, që është një nga dy shënuesit e ekipit, një mungesë e rëndësishme”.
“Ishte Boriçi dhe Diallo, katër lojtarë titullar, por në fund ky nuk është justifikim. Por po të ishin, do kishim më shumë alternativa. Edhe Lleshi vinte nga një dëmtim. Lleshi sulmuesi por edhe mbrojtësi”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.