Plagosja në Burrel, policia arreston dy persona
Uniformat blu kanë zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Burrel ku mbeti i palgosur një 33-vjeçar. Në pranga kanë rënë dy persona dhe janë shpallur në kërkim dhe pesë të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në lagjen “Partizani” të B urrelit, pranë një lokali, ku ka ndodhur një konflikt fizik.
Gjatë këtij konflikti janë përdorur edhe armë zjarri ku për pasojë mbeti i plagosur, jashtë rrezikut për jetën Aldo Dedja, 33 vjeç.
Pas ndërhyrjeve dhe hetimeve të menjëhershme, policia vuri në pranga Dedjen në spital pasi nuk ka pranuar të kallëzojë krimin, si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Astrit Suçi, 54 vjeç.
Ky i fundit u arrestua pasi gjatë kontrollit të ambienteve të lokalit u gjetën 140 gram kanabis sativa, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarrpërcjellës.
Gjithashtu u shpallën në kërkim K.S, 18 vjeç, si autori që ka qëlluar mbi Dedjen, dhe mbi të rëndon dhe akzua e vrasjes së mbetur në tentativë, D.S 23 vjeç, për armëmbajtje pa leje, E.P, 30 vjeç, A.K, 40 vjeç, përveç akuzave të tjera kanë edhe atë të rrëmbimit të personit të mbetur në tentativë, pasi kanë tentuar të marrin me forcë E. P, 22 vjeç. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.