☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,578 ▲0.45%
DOW 52,661 ▲0.29%
NASDAQ 26,310 ▲0.78%
NAFTA 79.73 ▲0.49%
ARI 4,069 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,370 ▲ +2.67% ETH $1,933 ▲ +3.79% XRP $1.1299 ▲ +3.11% SOL $78.3600 ▲ +2.14%
S&P 500 7,578 ▲0.45 % DOW 52,661 ▲0.29 % NASDAQ 26,310 ▲0.78 % NAFTA 79.73 ▲0.49 % ARI 4,069 ▼0.03 % S&P 500 7,578 ▲0.45 % DOW 52,661 ▲0.29 % NASDAQ 26,310 ▲0.78 % NAFTA 79.73 ▲0.49 % ARI 4,069 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Bota

Planeti që u fsheh për 11 vjet rreth një ylli të ri, më në fund zbulohet nga astronomët

– Astronomët kanë zbuluar një planet shumë të zbehtë dhe të vështirë për t’u dalluar, që rrotullohet rreth një ylli të ri, i fshehur për rreth 11 vjet, sipas AP.

Në një rast të pazakontë, dy ekipe shkencëtarësh, që punonin të pavarur nga njëri-tjetri, e zbuluan planetin vetëm disa ditë larg njëri-tjetrit në fund të vitit të kaluar, duke përdorur teleskopë të ndryshëm.

Sipas studimit, ky është planeti më i zbehtë që është fotografuar ndonjëherë drejtpërdrejt nga Toka.

Një ekip nga Skocia dhe Gjermania e identifikoi planetin pranë yllit “Beta Pictoris”, duke përdorur një nga teleskopët optikë më të përparuar në botë, “ESO’s Very Large Telescope” (VLT) në Kili.

Më pas, studiuesit analizuan të dhëna të vjetra, të ruajtura në arkiva dhe konfirmuan orbitën e tij.

Planeti kishte qenë i fshehur gjatë gjithë kësaj kohe, pasi drita shumë e fortë e yllit dhe e dy planetëve të tjerë, në të njëjtin sistem, e bënte pothuajse të padukshëm.

“Ishte sikur po luante kukafshehti me ne për 11 vjet”, tha Markus Bonse nga Organizata Evropiane për Kërkime Astronomike në Hemisferën Jugore – e njohur zakonisht si Observatori Evropian Jugor – si dhe një nga drejtuesit e ekipit të parë.

Ekipi i dytë, i udhëhequr nga shkencëtarë nga Kalifornia, e zbuloi planetin duke përdorur teleskopin hapësinor “James Webb” të NASA-s, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë.

Vetëm dy vëzhgime me “James Webb” mjaftuan për ta identifikuar. Të dy ekipet publikuan rezultatet në revistën shkencore “Astrophysical Journal Letters”.

Zbulimi ishte krejtësisht i papritur. Të dy ekipet po studionin një nga planetët e njohur të sistemit, kur vunë re një planet tjetër, shumë më të vogël në masë dhe 100 herë më të zbehtë, që ndodhej më larg yllit.

Për të ruajtur paanshmërinë e rezultateve, ekipet nuk ndanë informacion me njëri-tjetrin deri në përfundimin e studimeve.

Planeti i sapozbuluar është pak më i madh se Jupiteri dhe i duhen 91 vjet për të bërë një rrotullim të plotë rreth yllit të tij.

Për krahasim, Urani ka nevojë për rreth 84 vjet, që të rrotullohet rreth Diellit.

Ky planet ndodhet në një sistem yjor që është vetëm 20 milionë vjeç, shumë i ri krahasuar me Sistemin Diellor, i cili është rreth 4,5 miliardë vjeç.

Sipas studiuesve, planeti mund të ngjasojë me një Jupiter shumë të ri, në fazat e hershme të zhvillimit.

Shkencëtarët besojnë se në këtë sistem, planetët gjigantë me gaz, janë formuar tashmë, ndërsa planetët shkëmborë, të ngjashëm me Tokën, mund të jenë ende duke u krijuar.

Sipas studiuesit Aidan Gibbs nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, sistemi “Beta Pictoris” është një nga shembujt më të mirë, për të kuptuar se si duket një sistem planetar menjëherë, pas formimit të tij, ndërsa ende po stabilizohet pas përplasjeve të shumta të asteroidëve dhe kometave.

Ylli “Beta Pictoris” ndodhet në yjësinë jugore, Piktori (Pictor), rreth 63 vite-dritë larg Tokës.

Një vit-dritë është distanca që përshkon drita brenda një viti, afërsisht 9,5 trilionë kilometra.

Deri më sot, janë konfirmuar mbi 6 000 ekzoplanetë (planetë që rrotullohen rreth yjeve të tjerë), por më pak se 100 prej tyre janë fotografuar drejtpërdrejt.

Shumica janë zbuluar me metodën e kalimit përpara yllit të tyre, kur planeti bllokon për pak çaste, një pjesë të dritës së yllit.

“Tani kemi krijuar një pamje shumë më të qartë të këtij planeti dhe mezi presim të mësojmë edhe më shumë për të”, tha Ben Sutlieff nga Universiteti i Edinburgut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.