⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,683 ▼0.78%
DOW 51,466 ▼0.7%
NASDAQ 26,822 ▼0.91%
NAFTA 95.44 ▲3.28%
ARI 4,151 ▼3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,340 ▼ -1.32% ETH $2,678 ▼ -0.48% XRP $1.4926 ▼ -1.47% SOL $118.7000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 % S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Plani i BE-së për mbylljen e negociatave me Shqipërinë/ Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

Ajo që deri tani ka qenë një ambicie e shprehur nga Tirana për mbylljen e negociatave të anëtarësimit, është bërë zyrtarisht ambicie e BE-së. POLITICO, që ka analizuar deklarimin e Komisionit Evropian mbi planet e posaçme për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, me objektiva, reforma dhe afate të përafërta për përfundimin e negociatave, thotë se këto plane shënojnë praktikën e parë për siguri nga ana e BE-së që përkundër reformave thelbësore, do të pranohen dhe do t’u ofrohen afate paralajmëruese për përfundimin e bisedimeve.

Referuar dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, POLITICO bën të ditur se udhërrëfyesit do të përcaktojnë më qartë se çfarë duhet të përmbushë secili vend kandidat, cilat reforma duhet të realizohen dhe në çfarë afatesh mund të mbyllen bisedimet e anëtarësimit.

Komisioni synon që këto plane t’u japin vendeve më të avancuara një rrugë të parashikueshme drejt përfundimit të negociatave, nëse ato realizojnë reformat e kërkuara

Nisma lidhet edhe me një rishikim më të gjerë të politikës së zgjerimit. Sipas draftit të parë të dokumentit, të parë nga POLITICO, zgjerimi shihet si një “domosdoshmëri gjeopolitike”, ndërsa periudha e negociatave duhet të përdoret për integrimin gradual të vendeve kandidate në struktura dhe politika të Bashkimit.

Dokumenti do t’u paraqitet zyrtarëve të lartë më 6 tetor, ndërsa liderët e BE-së pritet të diskutojnë zgjerimin në samitin e 15 tetorit.

Në këtë fazë, hartat rrugore nuk parashikohen për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.