☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.67 ▲0.42%
ARI 4,849 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,855 ▲ +0.61% ETH $2,357 ▲ +1.05% XRP $1.4060 ▲ +3.46% SOL $85.2300 ▲ +1.9%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.67 ▲0.42 % ARI 4,849 ▲0.52 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.67 ▲0.42 % ARI 4,849 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Platforma shqiptare, Ivanov nuk tërhiqet

Edhe pse një ditë më parë Zoran Zaev kërkoi publikisht një mandat për formimin e qeverisë, duket se Presidenti Ivanov nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e bërë të ditur më 1 mars, teksa argumenti i refuzimit mbetet i njëjtë, platforma shqiptare.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, kreu i shtetit deklaroi se ka ende pengesa që e bëjnë të pamundur dhënien e mundësisë së formimit të qeverisë për social-demokratët.

Prononcimi i fundit i Ivanov ka hedhur edhe njëherë poshtë shpresat e Zoran Zaev për t’u mandatuar.

Social-demokratët më herët e cilësuan si të papranueshme sjelljen e Presidentit të Maqedonisë, i cili sipas tyre, duke bllokuar procedurën e formimit të qeverisë, po shkel njëkohësisht Kushtetutën e vendit.

LSDM ka dhënë gjithashtu një ultimatum 10-ditor për dhënien e mandatit, por nga deklarata e fundit e kreut të shtetit, nuk pritet që të ketë ndryshime në qëndrimin e tij.

Partia e qendrës së majtë ka arritur që të mbledhë plot 67 firma pas një marrëveshjeje me tre parti shqiptare, numër që përbën një shumicë parlamentare në kuvendin me 120 ndenjëse të Maqedonisë.

Megjithatë, sipas Presidentit Ivanov, marrëveshja që Zaev ka pranuar përbën një kërcënim serioz për sovranitetin e vendit.

Në akordin e LSDM me palët politike shqiptare ka edhe një akord për vendosjen e dy-gjuhësisë në të gjithë territorin, një kërkesë e vazhdueshme nga shqiptarët e Maqedonisë.

Përveç palëve që kanë nënshkruar marrëveshjen, Ivanov ka patur presion edhe nga ndërkombëtarët, përfshirë Bashkimin Europian dhe NATO-n. Këto organizma mjaft të rëndësishme i kanë bërë thirrje Presidentit që të mos bëhet pengesë në formimin e qeverisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.