Sporti

Platini: Akuzat ndaj meje, shpifje!

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, vazhdon të mohojë akuzat për korrupsion qe tabloidi “Sunday Times” lidhur me zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi (2018) dhe Katar (2022) ka ngritur ndaj francezit.

1368077-29355485-2560-1440“Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje”, është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe1.

“Po përpiqen të më dëmtojnë pikërisht tani kur mendova se mund të drejtoj FIFA-n. Unë ju siguroj se kam votuar për Rusinë dhe Katarin vetëm në bazë të bindjeve të mia, pasi asnjëra prej tyre nuk ka organizuar ndonjë botëror më parë”, ka vijuar francezi.

Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme të FIFA-s lidhur me Joseph Blatter, numri një I futbollit europian është shprehur se nuk do i jape më besim Blatterit. “E mbështeta në 1998 pasi mendoja se ishte personi i duhur për të drejtuar FIFA-n. Pas 5 mandatesh është moment i duhur për të sjelle një imazh më të freskët, sidomos tani që imazhi I FIFA-s është shumë I keq në sytë e botës”, tha Platini.

Akuzat ndaj francezit:

Platini akuzohet nga tabloidi britanik, “Sunday Times” se është përfshirë në skandalin e ashtuquajtur “Pikaso”. Sipas “Sunday Times”, Platini ka votuar për Rusinë dhe Katarin, pasi në adresë të tij është nisur një pikturë e Pikasos, vlera të cilës kap shifra marramendëse. Prej këndej kanë lindur dhe dyshimet se vota e Platinisë për Rusinë dhe Katarin kanë kaluar nga “Pikaso”, siç ironizon media angleze. Mësohet gjithashtu se piktura të tilla të Pikasos i është “dhuruar” edhe disa zyrtarëve të tjerë të FIFA-s dhe UEFA-s, të cilët rastësisht ose jo të gjithë kanë votuar Rusinë dhe Katarin si organizatore të botërorit të vitit 2018 dhe 2022.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button