Rajoni

Po kërkohet një qëndrim të ri ndaj dialogut midis Sofjes dhe Shkupit

Liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, fitues në zgjedhjet parlamentare, janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin bullgar në negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Informacionit Mediatik, ata thanë: “Ne duam një qasje të re për zgjidhjen e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Këtë herë, nëse varet nga pala bullgare, politikanët nuk do të jenë problem”, tha Petkov. Vasilev shtoi se në marrëdhëniet mes dy vendeve duhet thënë më shumë për të ardhmen dhe të tashmen.

Në lidhje me pretendimet se Bullgaria është nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, Petkov u përgjigj: “Nuk ka njeri në këtë planet që do të na merrte telefonin dhe do të na thoshte ta bëni këtë sepse ju thashë. E vetmja mënyrë që dikush të na detyrojë të bëjmë diçka është të na bindë se kjo është gjëja e duhur për Bullgarinë”, transmeton BGNES.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button