☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.95 ▲3.09%
ARI 4,473 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,342 ▲ +2.06% ETH $1,907 ▲ +1.38% XRP $1.0028 ▲ +0.38% SOL $75.9200 ▲ +1.21%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“Po lë një shije të keqe me gafat”, Kokalari thumbon Koçekun pas largimit nga PS: E dashur, mos na hidh hi syve

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar daljen si deputete e pavarur të neomalësores Marjana Koçeku, e cila dje deklaroi largimin nga PS.

Kokalari i bën thirrje Koçekut që ta lërë edhe mandatin e deputetes sepse atë mandat nuk e ka fituar vetë.

Postimi i Kokalarit:

Marjana Koçeku, e dashur…

Nëse ti del nga Partia Socialiste, nuk mund të dalësh si indipendente, sepse atë mandat nuk e ke fituar vetë. Të paktën lëre dinjitetin në vend dhe prano se hyre me listat e mbyllura. Kjo do të thotë se mandatin e more hua nga PS-ja dhe ai mandat i përket PS-së.

Nëse dëshiron të dalësh si indipendente, jep dorëheqjen si deputete dhe futu në garën e ardhshme si e tillë. Atëherë do të shohim se sa vota vlen lëkura jote në këtë pikë.

Që hyre me PS-në në Parlament mund ta justifikoja, por fakti që hyre me lista të mbyllura ngriti shumë pikëpyetje për mua. Ndryshe, personalisht do të të kisha mbushur mendjen të futeshe si kandidate për deputete me PD-në, sepse kisha besim se do ta fitoje vetë mandatin.

Tashmë, me gafat njëra pas tjetrës që po bën, thjesht po lë një shije të keqe dhe, fatkeqësisht, po dëmton dinjitetin tënd.

Pra, dalja jote si indipendente, kur mban një mandat të marrë përmes PS-së, flet shumë qartë për ty vetë, dhe jo për çfarë bën Edi Rama. Korrupsionin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës e kuptova unë brenda 9 muajsh, edhe pse kisha gati 30 vjet larguar, por ti nuk e dije?

Jo, shpirt… nuk funksionon ashtu siç thua ti. Prandaj, jep dorëheqjen nëse nuk dëshiron të jesh pjesë e PS-së. Hi syve mos na hidh!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.