🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.64 ▼0.64%
ARI 4,369 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,696 ▼ -1.92% ETH $2,380 ▼ -3.38% XRP $1.3231 ▼ -4.51% SOL $98.1200 ▼ -4.3%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.64 ▼0.64 % ARI 4,369 ▼0.62 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.64 ▼0.64 % ARI 4,369 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Kronika

Po ndërtonte pa leje në plazhin e Sarandës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana! Pezullohet specialisti i Policisë, sekuestroh

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë sot (2 shtator), pasi dyshohet se po kryente punime për ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr. 4.

Gjatë kontrolleve në terren, uniformat blu konstatuan se një sipërfaqe toke ishte sheshuar dhe ishte mbuluar me materiale ndërtimi. Sipas hetimeve, hapësira po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllim përfitimi nga shtetasi Aleksandër Rica, banues në Tiranë.

Në vijim të operacionit, policia sekuestroi edhe 48 shezlongë dhe çadra, të cilat dyshohet se administroheshin pa leje në këtë hapësirë.

Për rastin është pezulluar nga detyra edhe Specialisti i Policimit në Zonë, pasi nuk kishte evidentuar paligjshmërinë. Ndaj punonjësit të policisë ka nisur gjithashtu procedimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Policia bën me dije se kontrollet në territor do të vijojnë për të parandaluar dhe goditur ndërtimet e paligjshme dhe shkeljet në zonat bregdetare. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, në lagjen nr.4, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.

Hiqen dhe sekuestrohen 48 shezlongë dhe çadra, nga hapësira e plazhit në këtë zonë, të cilën ky shtetas e administronte pa leje.

Pezullohet nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, për shkelje të rëndë.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Policisë konstatuan pranë plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr.4, një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sipërfaqe toke po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi, nga shtetasi A. R.

Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u pezullua nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), shtetasi A. N., si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, pasi nuk ka konstatuar këtë paligjshmëri.

Kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.