🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,655 ▲0.99%
DOW 52,379 ▲1.18%
NASDAQ 25,761 ▲1.27%
NAFTA 97.21 ▼6.64%
ARI 3,967 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,844 ▼ -0.28% ETH $2,288 ▲ +0.79% XRP $1.2516 ▲ +0% SOL $94.1700 ▼ -0.84%
S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 % S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin dip

Buxheti europian i Shqipërisë. Në 2027 synohet mbyllja e grup-kapitujve të negociatave me BE, ndaj dhe qeveria ka planifikuar 3.9 miliardë lekë vetëm për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila i prin misionit historik kombëtar.

“Ne po punojmë me mendësinë e një anëtari të ardhshëm të BE. Objektivi është përmbushja e detyrimeve të mbetura dhe mbyllja e kapitujve negociues gjatë vitit 2027, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe sigurimi i mbështetjes së shteteve anëtare, me synim anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade”, tha ministri Hoxha.

Në komisionin parlamentar, kryediplomati Ferit Hoxha deklaroi se faza finale e mbylljes së negociatave kërkon jo vetëm vullnet politik, por edhe profesional, ndaj dhe Shqipëria do të shtojë forcat diplomatike në Bruksel.

“Buxheti mbështet forcimin e misionit tonë pranë BE, është qendra e parë e përballimit të negociatave. Do të dyfishohet personeli brenda këtij viti. Edhe vitin e ardhshëm do të rritet në përputhje me ecurinë e negociatave. Nuk shkojmë në Bruksel për të recituar, por për të negociuar me BE”, shtoi ai.

Një tjetër prioritet mbetet shërbimi i jashtëm për emigrantët. Dhe edhe përtej kufijve, shqiptarëve do t’u hyjë në punë Diella.

“Synojmë modernizimin e shërbimeve për qytetarët jashtë vendit, përmirësimin e aksesit online dhe zhvillimin e një asistenti virtual për informacion dhe orientim konsullor, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, tha më tej ministri.

Rëndësi për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë për 2027 kanë gjithashtu shqiptarët në rajon, mbështetja për Kosovën, diplomacia ekonomike apo angazhimi ndërkombëtar.

Shqipëria synon nga një vend përfitues të bëhet një vend kontribues, ashtu siç duhet të jetë një vend anëtar i BE.

Por edhe njëherë, buxheti europian tregoi se kush punon dhe kush jo për Shqipërinë europiane. Në komisionin parlamentar, vetëm socialistët diskutuan, demokratët e bojkotuan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.