Kronika

Pogradec, sekuestrohen armë dhe municione; në kërkim zotëruesi i tyre

Policia e Pogradecit ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione luftarake që dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoni, ndërkohë që ka shpallur në kërkim zotëruesin e tyre, 27-vjeçarin Redi Hymetllari.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën një armë zjarri gjysmëautomatike, model 56, një shotgun model 88 dhe 720 fishekë  luftarakë, model 56.

Dyshohet se 27-vjeçari armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që zotëronte do t`i trafikonte në shtetin maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button