☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.98 ▲2.93%
ARI 4,336 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,910 ▲ +1.63% ETH $2,516 ▲ +1.67% XRP $1.4062 ▲ +4.78% SOL $101.8900 ▲ +2.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.98 ▲2.93 % ARI 4,336 ▼1.65 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.98 ▲2.93 % ARI 4,336 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Polici në trafik droge, reagon ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ka reaguar pak minuta pas publikimit të pamjeve në “Fiks Fare”, ku dallohet përfshirja e efektivit të policisë Julian Balliu në një trafik droge.

Ministria e Brendshme bën me dije se publikimi të pamjeve, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj efektivit Balliu.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Brendshme
Pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ në Top Channel, ku dyshohet implikimi i punonjësit te Policisë së Shtetit Julian Balliu ne nje tentative per trafik e shitje narkotikesh, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij.

Gjithashtu, me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyre oficer i Policise se Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes.

Strukturat e SHÇBA jane duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të mundshëm të implikimit të punonjësve të Policisë në veprimtari të tilla kriminale apo korruptive.

Denoncimi mund të bëhet falas nëpërmjet numrave 08009090 dhe 112 e 129, dhe ne garantojmë si ruajtjen e konfidencialitetit, ashtu edhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm për rastet e denoncuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.