☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,846 ▲ +0.26% ETH $2,496 ▼ -0.3% XRP $1.4067 ▲ +0.49% SOL $109.9500 ▼ -0.34%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Policia e Kosovës kontrolle në disa shkolla, një nxënës kapet me pistoletë dhe 19 fishekë! Një tjetri i gjendet thikë

Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka zhvilluar disa kontrolle në shkolla në Mitrovicë të Jugut, dhe në Skënderajt. Sipas njoftimit është sekuestruar edhe një armë zjarri nga një nxënës.

Sipas njoftimit në njërën nga shkollat e mesme në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga stafi i shkollës dhe është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit të dy nxënësve janë gjetur mjete të rrezikshme.

Një nxënësi i është gjetur një thikë, ndërsa një tjetri i është gjetur një pistoletë, 19 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e armës së gjatë.

Policia ka konfiskuar të gjitha sendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në polici. Ata janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre.

“Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.