Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe org
Policia po harton një strategji të re, e cila thellon vëzhgimin dhe mbajtjen nën kontroll të personave që janë kapur duke kryer akte vandalizmi në Tiranë në emër të studentëve.
Deri tani, rreth 200 personat e ndaluar janë në shumicë qytetarë të ardhur nga rrethet, kryesisht nga Veriu dhe Kosova, si dhe adoleshentë. Studentët zënë rreth 5 për qind të të ndaluarve, ndërsa të ardhurit nga Kosova pak më shumë.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se ndër masat që qeveria parashikon të marrë është krijimi i një liste të zezë të dhunuesve të qytetit, të cilët do të penalizohen duke mos u lejuar të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Një burim nga grupi i punës i tha gazetës se “të gjithë ata që kryejnë akte dhune do të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS dhe do të jenë aty që të mos lejohen të hyjnë në vendet e BE-së”.
Masat synojnë krijimin e një baze të dhënash me personat me prirje kriminale dhe të përfshirë në akte vandalizmi, për të cilën janë të interesuara edhe vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të fenomeneve të ngjashme që po përjetojnë.
Përtej kësaj, policia po studion edhe burimet e financimit të personave të angazhuar në akte dhune. Thuajse të gjithë të ndaluarit deklarojnë se dikush ua ka paguar udhëtimet dhe hotelet. Policia po heton hotelet ku ata deklarojnë se flenë, kryesisht në periferi të Tiranës, si dhe sponsorët e materialeve luftarake apo mjeteve piroteknike që përdorin.
Krijimi i një liste të zezë do ta ndihmojë ndërkohë policinë edhe si bazë për hetimin e akteve të tjera kriminale në të ardhmen.
Deri tani, policia po ndalon rregullisht mesatarisht rreth 50 deri në 60 veta në ditë, të cilët provojnë qartë se nuk janë studentë, por të rinj të angazhuar kundrejt pagesës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.