🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,466 ▼ -0.19% ETH $2,334 ▼ -1.29% XRP $1.2964 ▲ +1.28% SOL $101.0000 ▼ -0.39%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me të shtënat që terrorizuan banorët e Kamëz këtë mbrëmje, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas Policisë një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servis celularësh, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.  Menjëherë pas njoftimit policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është arrestuar 3 km larg vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Policia njofton gjithashtu se në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.