☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,773 ▼0.16%
DOW 53,547 ▼0.35%
NASDAQ 26,744 ▲0.05%
NAFTA 82.68 ▲0.34%
ARI 4,452 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,659 ▲ +0.95% ETH $1,904 ▲ +1.18% XRP $1.0005 ▲ +0.01% SOL $75.6300 ▲ +0.4%
S&P 500 7,773 ▼0.16 % DOW 53,547 ▼0.35 % NASDAQ 26,744 ▲0.05 % NAFTA 82.68 ▲0.34 % ARI 4,452 ▲0.32 % S&P 500 7,773 ▼0.16 % DOW 53,547 ▼0.35 % NASDAQ 26,744 ▲0.05 % NAFTA 82.68 ▲0.34 % ARI 4,452 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar

Faton Pollozhani nga BDI është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për qeverisjen lokale në Strugë, BDI-në, si dhe Qeverinë e RMV-së.

Ai tha se Struga ballafaqohet me problematika të ngjashme sikur qytete tjera në vend, duke nisur nga infrastruktura, deponitë dhe probleme tjera.

“Ne jemi në opozitë në nivel lokal dhe nuk dua ta jap atë se shohim vetëm zi ose keq. Por, ajo që punohet momentalisht në Strugë janë projekte që kanë filluar nga mandati i kaluar dhe si projekte strategjike që zgjasin disa vite. Janë projekte të miratuara në thirrjen e Qeverisë nga kredia hungareze, ndërsa atë të cilën e ka premtuar kryetari aktual i Strugës, asgjë nuk është nisur. Premtoi parkingje me kate, çerdhe të reja”, tha Pollozhani, duke shtuar se në Strugë ka qeverisje kaotike dhe pa vizion për të ardhmen.

Ai theksoi se BDI është e gatshme për zgjedhje dhe se zgjedhjet e parakohshëm janë të detyrueshme.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, pasi duhet të kthehemi te problemi ku lindi. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare brutalisht u thye vullneti i qytetarëve shqiptarë dhe partia që i fitoi zgjedhjet në mënyrë jo të drejtë u vendos në opozitë. Kjo është një nga arsyet që duhet të shkohet në zgjedhje, që legjitimiteti i qytetarëve të shkojë në vend”, tha ai.

Sa i përket VLEN-it në Qeveri, ai theksoi se ata nuk kanë asnjë projekt të cilin e kanë çuar deri në fund dhe të cilin e kanë premtuar para qytetarëve.

“VLEN-i nuk bënë asgjë në pushtet. BDI ka kapacitete dhe kuadro që çdo gjë ta bëjë më mirë se ata. Kemi dëshmuar edhe në të kaluarën. BDI e solli situatën që RMV-në ta udhëheq një kryeministër shqiptar. VLEN-i për dy vite nuk ka asnjë punë që e kanë marrë përsipër dhe që e kanë premtuar tek qytetarët. Në vend të kësaj ata imponojnë retorikën që për çdo gjë të baltosin të kaluarën”, tha Pollozhani.

I pyetur për BDI-në, ai theksoi se ajo që e kanë bërë ata në kongresin e fundit, nuk kanë guxim ta bëjnë të gjithë.

“Ne nuk jemi përballë njëri-tjetrit në BDI. Të gjithë duhet të kontribuojmë në drejtim të forcimit të partisë. Atë që e ka bërë BDI në kongresin e fundit rrallë parti apo lider politik e ka atë guxim, që të ndryshojë mbi 80 përqind të strukturave partiake”, tha Pollozhani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.