☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,428 ▼3.39%
DOW 51,994 ▼2.55%
NASDAQ 24,560 ▼4.57%
NAFTA 90.22 ▲2.38%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,088 ▼ -5.33% ETH $2,251 ▼ -7.13% XRP $1.2330 ▼ -5.64% SOL $89.5300 ▼ -6.06%
S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Gjashtë të arrestuar me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

– Polonia njoftoi sot arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për spiunazh në favor të Moskës dhe furnizimin e ushtrisë ruse me komponentë të përdorur për prodhimin e municioneve dhe sistemeve të armëve, sipas Euronews.

Mes të arrestuarve janë pesë shtetas polakë, të moshës 25 deri në 52 vjeç, si dhe një shtetas rus 37-vjeçar, bëri të ditur koordinatori i shërbimeve speciale polake, Tomasz Siemoniak.

Katër prej të dyshuarve, përfshirë shtetasin rus, janë akuzuar për spiunazh dhe janë lënë në paraburgim për tre muaj.

Sipas Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW), grupi dyshohet se i ka siguruar Rusisë sasi të konsiderueshme komponentësh me përdorim ushtarak, të nevojshëm veçanërisht për prodhimin e municioneve dhe sistemeve të armatimit.

Sipas hetimeve, aktiviteti i grupit ka nisur në qershor 2023 dhe ka vazhduar deri në dhjetor 2025, duke u shtrirë në Poloni, Lituani dhe Rusi. Të dyshuarit porosisnin dhe blinin mallrat, organizonin grumbullimin dhe transportin e tyre drejt rajonit rus të Kaliningradit.

Për kalimin e kufirit ata përdornin automjete me hapësira të fshehta, ndërsa disa prej dërgesave u sekuestruan nga autoritetet kufitare polake.

Mallrat e tregtuara në mënyrë të paligjshme përfshinin komponentë municionesh, si gëzhoja dhe predha.

Sipas prokurorisë, vlera e përgjithshme e komponentëve të blerë dhe transportuar drejt Rusisë tejkalon dy milionë zloty polake, ose rreth 455 mijë euro.

Katër të dyshuarit akuzohen gjithashtu për veprimtari në interes të shërbimeve sekrete ruse kundër Republikës së Polonisë.

Autoritetet polake kanë nisur hetime të mëtejshme për të përcaktuar shtrirjen e plotë të aktivitetit të grupit.

Polonia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për akte sabotazhi që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.