☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▼4.05%
DOW 51,673 ▼3.15%
NASDAQ 24,394 ▼5.22%
NAFTA 90.27 ▲2.44%
ARI 4,110 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,088 ▼ -5.33% ETH $2,251 ▼ -7.13% XRP $1.2330 ▼ -5.64% SOL $89.5300 ▼ -6.06%
S&P 500 7,377 ▼4.05 % DOW 51,673 ▼3.15 % NASDAQ 24,394 ▼5.22 % NAFTA 90.27 ▲2.44 % ARI 4,110 ▲0.91 % S&P 500 7,377 ▼4.05 % DOW 51,673 ▼3.15 % NASDAQ 24,394 ▼5.22 % NAFTA 90.27 ▲2.44 % ARI 4,110 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga maxhoranca qeverisë, kryesocialisti Edi Rama po diskuton me bashkëpunëtorët e tij, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS.

Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se është në diskutim mbledhja e Asamblesë më 14 nëntor.

Megjithatë, në ditët në vijim pritet konfirmimi i kësaj date dhe njoftimi i të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.

Por çfarë mund të prodhojë kjo asamble e mundshme e 14 nëntorit?

Gazetari Muhamed Veliu rendit çështjet kryesore që pritet të jenë objekt diskutimi nga kryesocialisti Edi Rama.

Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, të cilat vazhdojnë, pavarësisht rënies së pjesëmarrjes.

Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.

Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.

Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.

Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për të shpalosur ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.

Mbetet tërësisht ekskluzivitet i Ramës nëse do ta përdorë Asamblenë e 14 nëntorit për ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.