🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,934 ▼3.38%
DOW 48,282 ▼1.66%
NASDAQ 22,716 ▼4.87%
NAFTA 83.64 ▲1.46%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,532 ▼ -5.99% ETH $1,605 ▼ -9.1% XRP $0.8899 ▼ -7.86% SOL $67.6100 ▼ -7.59%
S&P 500 6,934 ▼3.38 % DOW 48,282 ▼1.66 % NASDAQ 22,716 ▼4.87 % NAFTA 83.64 ▲1.46 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,934 ▼3.38 % DOW 48,282 ▼1.66 % NASDAQ 22,716 ▼4.87 % NAFTA 83.64 ▲1.46 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Tusk: Shkeljet e hapësirës ajrore nga raketat ruse provokim i qëllimshëm

VARSHAVË, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak, Donald Tusk akuzoi sot Rusinë për një “provokim të qëllimshëm”, pasi dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore polake dhe ranë pranë vendit ku po zhvilloheshin manovra ushtarake nga aleatët e Ukrainës.

“Ne e dimë me siguri se ajo që ra nga qielli kishte origjinë ruse”, deklaroi Tusk.

Ai theksoi se nuk ishte rastësi që mbetjet e mjeteve luftarake ranë pranë zonës së stërvitjeve, në territorin polak.

Varshava bëri të ditur se tri shkeljet e hapësirës ajrore ndodhën gjatë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës fqinje, mëngjesin e sotëm.

Nuk pati persona të lënduar.

Më vonë, kryeministri Tusk mblodhi një ekip krize, të përbërë nga ministra dhe zyrtarë ushtarakë e të shërbimeve të zbulimit.

Ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se autoritetet kishin gjetur mbetjet e një rakete të tipit “Kh-101” në një fushë pranë fshatit Nowy Lipowiec, rreth 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Një predhë e dytë, e cila ra pranë Rudnik nad Sanem, dyshohet gjithashtu se ishte një raketë.

Ndërkohë, një dron i dyshuar u rrëzua në Molodycz, rreth 37 kilometra larg kufirit.

Pamjet filmike të mbikëqyrjes, të publikuara në internet tregojnë një shpërthim në distancë dhe regjistrojnë zhurmën e një shpërthimi të fuqishëm rreth orës 06:30 të mëngjesit (05:30 GMT).

Kamera ishte vendosur disa kilometra larg fshatit Nowy Lipowiec. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.