🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,946 ▼3.21%
DOW 48,367 ▼1.49%
NASDAQ 22,736 ▼4.79%
NAFTA 83.07 ▲0.76%
ARI 3,521 ▼4.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,568 ▼ -5.95% ETH $1,606 ▼ -9.07% XRP $0.8948 ▼ -7.28% SOL $68.2600 ▼ -7%
S&P 500 6,946 ▼3.21 % DOW 48,367 ▼1.49 % NASDAQ 22,736 ▼4.79 % NAFTA 83.07 ▲0.76 % ARI 3,521 ▼4.46 % S&P 500 6,946 ▼3.21 % DOW 48,367 ▼1.49 % NASDAQ 22,736 ▼4.79 % NAFTA 83.07 ▲0.76 % ARI 3,521 ▼4.46 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: Zgjidhja diplomatike për luftën në Iran mbetet e mundur

BERLIN, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Katari kanë bërë thirrje për përfundimin e luftës në Iran përmes diplomacisë, në një kohë kur shtohen spekulimet për mundësinë e sulmeve të reja amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

“Një zgjidhje diplomatike mbetet e mundur”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një takimi në Berlin me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Ai theksoi se diplomacia është gjithashtu thelbësore për rikthimin e qetësisë në rajon dhe garantimin e sigurisë së popullsisë së Katarit.

Kancelari Merz dënoi sulmet iraniane ndaj Katarit dhe vendeve të tjera të rajonit, ndërsa vlerësoi rolin e Dohas si ndërmjetësuese mes palëve në konflikt.

Sipas tij, edhe Gjermania ka interesa të drejtpërdrejta në arritjen e një marrëveshjeje, pasi ekonomia gjermane varet nga furnizimet me energji të përballueshme dhe të sigurta.

Një nga çështjet kryesore, sipas kancelarit gjerman, është rihapja e sigurt e Ngushticës së Hormuzit dhe garantimi i funksionimit të saj pa ndërprerje.

Merz kërkoi gjithashtu që Irani të përfundojë programin e tij bërthamor ushtarak në mënyrë të verifikueshme.

Nga ana e tij, emiri i Katarit deklaroi se të dyja palët kishin nënvizuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit kombëtar dhe përqendrimit të përpjekjeve diplomatike në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e konflikteve.

Ai konfirmoi se Katari do të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese në bashkëpunim me partnerët e tij.

“Ne jemi të bindur se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes zgjidhjeve të mirëfillta politike”, përfundoi emiri i Katarit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.