☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.81 ▲0.79%
ARI 3,884 ▼3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Një sasi prej 41 kilogramësh e 350 gramësh kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili drejt Shqipërisë. Droga, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh, u gjet në një kontejner që, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Operacioni policor, i koduar “Anchor 3”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Kontrollet u kryen në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në një kontejnerin me origjinë nga Brazili.

Gjatë kontrollit, në kapakët e jashtëm të kontejnerit u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Pas peshimit, sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Sipas Policisë, ky është rasti i tretë i tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, i goditur brenda një muaji.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.