Berisha: Rama shkeli rregulloren, qëndroi si badiguardi im
Kryeministri Edi Rama ka shkelur rregulloren duke qëndruar pranë paraardhësit të tij në foltoren e Kuvendit, në seancën e të enjtes. Ish kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook thotë se Rama ka dashur ta pengonte në të drejtën e përgjigjes.
“Në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kërkova fjalën për t’ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me regulloren u ngrita të marr fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marrë fjalën jo për përgjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejtën e përgjigjes”, shkruan Berisha.
Rama humbi kontrollin, vijon më tej ish kryeministri Berisha. “Kështu që unë isha dje në kohën time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashë “shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im”, por ai qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figure!!”, përfundon Berisha.