☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 103.00 ▲3.37%
ARI 4,470 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,924 ▼ -0.78% ETH $1,983 ▼ -0.68% XRP $1.3271 ▼ -0.46% SOL $81.3000 ▼ -1.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Praktikat e reja të teknologjisë dixhitale sipas Huawei

HUAWEI CONNECT 2021, një ndër eventet botërore më të rëndësishme, jo vetëm për Huawei, për të gjithë industrinë globale të TIK-ut, vazhdon aktivitetin e tij prej 7 ditësh. Tema kryesore e këtij viti është “Lundro në Dixhitalizim” dhe ka si qëllim integrimin e teknologjisë dixhitale në mbarëvajtjen e biznesit dhe nxitjen e një ekosistemi të hapur të industrisë.

HUAWEI CONNECT 2021 nisi me datë 23 shtator dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor. Eventi është i organizuar të ketë katër salla kryesore, pesë samite dhe 66 sesione, me më shumë se 200 folës, duke përfshirë vizionarë të industrisë, drejtues biznesi, ekspertë të lartë të teknologjisë dhe partnerë të ekosistemit. Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur gjithashtu edhe ekspozita online, vizita virtuale në sallat e ekspozitave dhe diskutime të hapura në panel, duke mundësuar ndërveprimin në internet.

Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti, drejtori i Huawei, Eric Xu me temën “Novacione pa ndërprerje për një dixhitalizim më të shpejtë”. Xu në fjalimin e tij shpjegoi për publikun virtual arritjet e kompanisë në fushën e teknologjisë dhe të rrjetit, si dhe bëri të ditur nismat kryesore në të cilat fokusohet Huawei. Të gjitha këto risi kanë si qëllim zhvillimin e një shoqërie me karbon të ulët.

 Tre nismat kryesore në të cilat fokusohet në mënyrë të veçantë Huawei janë:

1.    Investimi dhe novacionet në teknologjinë e kursimit të energjisë për të ofruar një industri me karbon të ulët

2.    Investimi në novacione ku elektronika dhe teknologjia promovojnë energjinë e pastër dhe dixhitalizimin e energjisë tradicionale

3.    Sigurimi i teknologjisë dixhitale për të ndihmuar të gjithë sektorët drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të karbonit

Xu e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar faktin se Huawei do të sjellë sa më shumë risi, për një të ardhme më të mirë.

Duke qenë se tema e aktivitetit për këtë vit është “Lundrimi në Dixhitalizim”, kompania do të prezantojë zbatimin praktik të teknologjive si cloud, AI dhe 5G në të gjitha industritë, dhe sesi ato mund t’i bëjnë organizatat e të gjitha formave dhe madhësive më efikase, më të gjithanshme dhe përfundimisht më elastike. Tashmë prej dy vitesh, disa gazetarë shqiptarë dhe persona të rëndësishëm të fushës se teknologjisë dhe novacionit kanë treguar interes për të ndjekur këtë aktivitet online duke u përditësuar me zhvillimet e fundit të teknologjisë elitare.

Rreth Huawei

E themeluar në 1987, Huawei është një ofrues kryesor global i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me më shumë se 197,000 punonjës, kompania vepron në më shumë se 170 vende dhe rajone, duke i shërbyer më shumë se tre miliardë njerëzve në të gjithë botën. Vizioni dhe misioni i kompanisë është të sjellë dixhitalizimin për çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë plotësisht të lidhur, inteligjente. Për këtë qëllim, kompania nxit lidhjen e kudogjendur dhe promovon qasje të barabartë në rrjete; sjell cloud dhe inteligjencën artificiale në të katër anët e globit për të siguruar fuqi kompjuterike superiore aty ku ka  nevojë. Po ashtu ndërton platforma dixhitale për të ndihmuar të gjitha industritë dhe organizatat të bëhen më të shpejta, efikase dhe dinamike; ripërcakton përvojën e përdoruesit me AI, duke e bërë atë më të personalizuar për njerëzit në të gjitha aspektet e jetës së tyre, pavarësisht nëse ata janë në shtëpi, në zyrë apo në lëvizje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.