☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.42% ETH $2,264 ▲ +0.41% XRP $1.2498 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Recently”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes në Shkodër dhe Velipojë.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, ka kryer në periudha të ndryshme disa vjedhje, ku përfshihen motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.

Dy motomjetet e dyshuara të vjedhura janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar raste të tjera vjedhjeje që mund të jenë kryer nga i arrestuari dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.