🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.91 ▲0.54%
ARI 4,193 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,562 ▼ -0.24% ETH $2,697 ▼ -0.58% XRP $1.5013 ▼ -0.21% SOL $120.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin nr. 98/2026 për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza, pas miratimit të nismës nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 98/2026, ‘Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza’,”, thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës.

Numri i trupave dhe detyrat kryesore të misionit

Sipas përmbajtjes së ligjit, kontingjenti shqiptar do të ketë një kufi të caktuar personeli dhe do të ngarkohet me detyra strategjike në mbështetje të paqes, sigurisë dhe operacioneve humanitare në rajon.

“Numri maksimal i personelit që do të marrë pjesë në këtë operacion do të jetë 40 (dyzet) vetë. Misioni do të jetë mbështetja e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtja e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetja e operacioneve humanitare, monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë, si dhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e misionit në kuadër të Bordit të Paqes,”, përcaktohet në nenet 2 dhe 3 të aktit ligjor.

Trajtimi financiar dhe hyrja në fuqi

Legjislacioni i ri parashikon po ashtu trajtimin financiar shtesë për ushtarakët pjesëmarrës gjatë periudhës së shërbimit në këtë operacion ndërkombëtar, si dhe afatin zyrtar të zbatimit të tij.

“Ushtarakët pjesëmarrës në operacionin ushtarak përveç pagës mujore, përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit në operacion në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare,”, specifikohet në nenet 4 dhe 5 të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.