☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.91 ▲0.54%
ARI 4,193 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,532 ▼ -0.34% ETH $2,695 ▼ -0.7% XRP $1.5002 ▼ -0.37% SOL $120.7200 ▼ -0.03%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.54 % ARI 4,193 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

Deputeti i PS-së, Adi Qose i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me përballjen që ka patur me protestuesit.

Qose sqaroi se vendosi të ndërhynte pasi situata degradoi në fyerje ndaj grave që punojnë në administratën e Kuvendit, të cilat sipas tij nuk kanë asnjë përkatësi politike.

Qose theksoi se e kupton indinjatën e qytetarëve ndaj politikës por shtoi se kjo e fundit nuk duhet të kalojë te personat që punojnë prej vitesh në institucion.

“Është hera e parë që unë përballem me protestuesit dhe në fakt e kam bërë të ditur dhe në reagimin tim që ishte një përballje të cilën e mendova sepse pasi dola, shikoj një numër të vogël protestuesit që qëndronin jo më larg se 20 metra nga unë. Situata që më bëri të ndërhyja siç e kam shpjeguar është fakti që një pjesë e zonjave të Kuvendit të cilat punojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk i përkasin asnjë force politike në fakt po denigroheshin me fjalën nga më të ndryshmet të cilat kanë të bëjnë me dinjitetin e tyre.

Kjo ishte arsyeja sepse unë u desh të reagoja sepse fakti është që këto protestues të cilët me telefona në duar reklamojnë në fakt të vërtetën sipas tyre dhe sipas telefonit të tyre sepse një pjesë e mirë e videove nuk publikohen asnjëherë, por shkëputen momente për të treguar atë të cilën ato pretendojnë që janë duke i ofruar publikut.

Kjo ishte arsyeja pse unë në fakt në fillim qëndrova dhe më pas pata dhe një diskutim me dy ose tre nga protestuesit që ishin aty pranë. Ishte arsyeja për të mbrojtur në fakt zonjat e Kuvendit në fakt sepse siç e shpjegova nuk kanë përkatësi politike fare.

Punojnë aty prej vitesh, punojnë për dinjitetin e tyre, për familjet e tyre dhe nuk ja kanë për borxh në fakt askujt të marrin ofendime nga më të ndryshmet. Unë e kuptoj indinjatën e tyre ndaj politikës dhe politikanëve, por kur kjo indinjatë tejkalon këto përmasa dhe më pas kalon dhe persona të tjerë të cilët nuk janë të përfshirë politik politikisht, unë mendoj që është e tepruar nga ana e protestuesve siç do theksoja dhe faktin që kur tejkalohet dhe reagimi ndaj deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.