Bota

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me Ruhanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedë eshtë folur për protestat të cilat vazhdojnë në Iran që prej 28 dhjetorit.

Presidenti Erdoğan, ka theksuar se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së paqes shoqërore dhe mbrojtjes së stabilitetit të Iranit.

Gjithashtu Erdoğan gjatë bisedës ka theksuar se e gjen me vend deklaratën e homologut iranian që nuk duhet të shkelen ligjet teksa populli përdor të drejtën e protestave paqësore.

Ndërsa presidenti iranian, Ruhani, duke i shprehur falënderimet presidentit Erdoğan për ndjeshmërinë e treguar, tha se shpresojnë që protestat të përfundojnë brenda disa ditëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button