Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.34 ▼1.24%
ARI 4,844 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,773 ▲ +2.61% ETH $2,313 ▲ +2.05% XRP $1.4237 ▲ +2.04% SOL $85.2800 ▲ +2.1%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.34 ▼1.24 % ARI 4,844 ▲0.31 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.34 ▼1.24 % ARI 4,844 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Hollande i dorëzon titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”, shkrimtarit Ismail Kadare

Presidenti francez Francois Hollande i dorëzoi shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris.

Francois Hollande i dha këtë të hënë në Elysee simbolin e Komandantit të Legjionit të Nderit shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Presidenti përshëndeti me këtë rast Kadarenë duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit.”

“Ju jeni një avokat i pasionuar i kulturës të Evropës dhe i thashë Kryeministrit: për fat të mirë ka evropianë që nuk i përkasin Evropës dhe që e duan Evropën”, nisur nga kjo kreu i Shtetit bëri pak ironi, në një ceremoni të ndjekur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruajnë mediat franceze.

“Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër evropiane dhe shpirti universal” vazhdoi Francois Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadare si “autor të mrekullueshme të historisë së Ballkanit.”

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kronikë në gur” (1970) apo “Prilli i thyer” (1978), janë fiksione të tij nga konteksti i historinë së Shqipërisë, duke bërë denoncimin se totalitarizmi ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Autor i shumë romaneve, eseve, poezive dhe Kadare është autori shqiptar më i lexuar jashtë vendit. Shkrimet e tij janë përkthyer në 29 gjuhë dhe është nominuar në mënyrë të përsëritur për çmimin Nobel, por kurrë nuk e ka marrë.

Shkrimet e tij janë shpesh subversive kundër regjimit komunist nga viti 1944 deri më 1991, Ismail Kadare, është ndjerë i kërcënuar dhe i detyruar të mërgonte. Ai mori azil politik në Francë në tetor të vitit 1990. Sot, në moshën 80 vjeçare ai ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Presidenti Hollande zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla.

Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues, shkruajnë mediat.

Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë.

Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Hollande i dorëzoi  titullin personalisht.

Më pas, Presidenti i Francës Francoise Hollande shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.