☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.26 ▼0.17%
ARI 4,430 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $62,905 ▼ -0.26% ETH $1,875 ▼ -0.38% XRP $0.9922 ▼ -0.98% SOL $74.6200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.26 ▼0.17 % ARI 4,430 ▼0.16 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.26 ▼0.17 % ARI 4,430 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajmëron ndërprerje të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, njësitë policore janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e komunikacionit përgjatë itinerarit ku do të lëvizë eskorta presidenciale.

“Me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve ku lëviz eskorta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit”, thuhet më tej.

Sipas Policisë, masa të ngjashme do të zbatohen edhe gjatë kthimit të presidentit shqiptar më 11 qershor, ndërsa qytetarët mund të përballen me riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë kohës së zbatimit të këtyre masave./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.