Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 101.63 ▲2.96%
ARI 5,017 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,070 ▲ +1.86% ETH $2,147 ▲ +2.89% XRP $1.4383 ▲ +3.01% SOL $91.0200 ▲ +4.19%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 101.63 ▲2.96 % ARI 5,017 ▼0.88 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 101.63 ▲2.96 % ARI 5,017 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Një përplasje në distancë është regjistruar mes presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, pas deklaratave të ndërsjella lidhur me armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi ndaj saj.

Milanović deklaroi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë që i cilësoi si sulmuese, duke komentuar edhe deklaratat e Vuçiçit sipas të cilave Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin plane për të sulmuar Serbinë.

Presidenti kroat ironizoi këto pretendime, duke thënë se nuk është e qartë se si mund të ndodhte një sulm i tillë.

“Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha Milanović, duke e cilësuar deklaratën e Vuçiçit si të pakuptimtë.

Ai shtoi se Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara, ndërsa përmendi edhe blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Sipas tij, raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, tha ai, duke i bërë thirrje Vuçiçit të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

Reagimi i presidentit serb nuk vonoi. Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj drejtpërdrejt Milanoviqit, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, deklaroi ai.

Vuçiç pretendoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa shtoi se vendi i tij po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.