☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Pretenca për Klement Balilin më 26 Mars, ja pse u shty gjyqi sot

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Kelmend Balilin, çka tregonte se procesi për të cilësuarin si Eskobari i Ballkanit, do të përmbyllej në vetëm pak seanca, por nuk ndodhi ashtu.

Në seancën e sotme, prokurori Ened Nakuci pritej të shpallte pretencën për Balilin por seanca u shty për në 26 Mars për shkak se mungonte i pandehuri dhe avokati. Mësohet se seanca e sotme gjyqësore tek kriemt e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Amabasadës Amerikane.

Në vendimin e ndërmjetëm gjykata arsyetoi se kërkesa nga i pandehuri është bërë brenda afateve ligjore dhe çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Në këto kushte, nëse ish-drejtori i Transporteve shpallet fajtor nga drejtësia, ai përfiton menjëherë ulje të një të tretës së dënimit. Pas këtij vendimi, gjykata ftoi prokurorinë që të përgatisë konkluzionet përfundimtare.
Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Prokurori Nakuci deklaroi më herët se gjatë hetimit nga homologët grekë është identifikuar një person me emrin Keli, që më vonë ka rezultuar se ishte Kelmend Balili. Ky i fundit sipas institucionit të akuzës, ka patur rolin e organizatorit në trafikimin e një sasie prej afro 800 kg hashash nga Shqipëria drejt Greqisë, atje ku edhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë. Në kërkesën për gjykim binte në sy fakti, se Balili ishte kallëzuar nga ILDKPI për fshehje pasuria, disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim.

Kelmend Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim. Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.