☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.29 ▲1.45%
ARI 4,056 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,952 ▼ -0.39% ETH $2,057 ▼ -1.56% XRP $1.0618 ▼ -1.53% SOL $83.6700 ▼ -1.15%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.29 ▲1.45 % ARI 4,056 ▲0.64 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.29 ▲1.45 % ARI 4,056 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar tri takime në Romë me përfaqësues të Senatit, Gjykatës së Kasacionit dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë.

Në fokus të diskutimeve ishin kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komunitetit, digjitalizimi i vendimeve gjyqësore dhe përshpejtimi i proceseve të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar tri takime zyrtare në Romë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gogu ka ndarë detaje nga takimet me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Senatin italian, Maurizio Gasparri, bashkëpresidentin e Gjykatës së Kasacionit, Stefano Mogini, si dhe kryetarin e Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve, Ciro Maschio. Takimi i parë u zhvillua në Senatin italian me Maurizio Gasparri, të cilin ministri Gogu e falënderoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik mes dy vendeve. Në qendër të bisedës ishte edhe përvoja italiane në administrimin dhe kthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komunitetit.

“Në Senatin italian, me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Maurizio Gasparri, të cilin e falënderova për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik, folëm për eksperiencën në kthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komunitetit”, shkruan Gogu.

Një tjetër takim u zhvillua me Stefano Moginin, bashkëpresidentin e Gjykatës së Kasacionit, ku diskutimet u përqendruan te njësimi i praktikës gjyqësore dhe digjitalizimi i vendimeve.

Ministri theksoi se ky proces është në kompetencën e vetë institucioneve gjyqësore, ndërsa Ministria e Drejtësisë është e gatshme të mbështesë bashkëpunimin.

“Me Stefano Mogini, bashkëpresidentin e Gjykatës së Kasacionit, për njësimin e praktikës gjyqësore dhe digjitalizimin e vendimeve. Një proces bashkëpunimi që e përcaktojnë vetë gjykatat dhe që Ministria e mbështet”, bëri të ditur ministri.

Takimin e tretë Gogu e zhvilloi me Ciro Maschio, kryetarin e Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve të Italisë. Në këtë takim u diskutua për reformat që synojnë shkurtimin e proceseve gjyqësore, uljen e kostove dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi.

“Ndërsa me Ciro Maschio, Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, diskutuam për reformat që jo vetëm shkurtojnë proceset gjyqësore, por e bëjnë drejtësinë më pak të kushtueshme dhe më të shpejtë për qytetarët”, shkruan Gogu.

Në përfundim të postimit të tij, ministri i Drejtësisë vlerësoi rëndësinë e përvojës italiane për proceset reformuese në Shqipëri, duke theksuar se shkëmbimi i eksperiencave duhet të përkthehet në rezultate konkrete për qytetarët. “Përvoja italiane është e vlefshme për t’i kthyer këto diskutime në zgjidhje konkrete edhe në Shqipëri”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.