ITALI – Frikë për vendosje bombash në dhjetëra shkolla
ROMË, 11 nëntor /ATSH-ANSA/ – Frikë për bombë në dhjetëra shkolla italiane.
Alarmi u ngrit nga një email anonim i dërguar në shkolla në disa qytete.
Nxënësit dhe stafi në shkollat e prekura janë evakuuar dhe forcat e rendit po pastrojnë zonën.
Një incident i ngjashëm ndodhi ditët e fundit, me një email të dërguar në 280 drejtori shkollash.
Një email i vetëm i dërguar në shkolla në të gjithë Italinë shkaktoi evakuime.
Mbi 100 shkolla kanë ngritur alarmin deri tani, por numri është në rritje.
“Kemi ardhur për t’ju shkatërruar. Do të kryejmë gjenocid kundër italianëve”, shkruhej në mesazhin e nënshkruar nga Mikhail Antropov, udhëheqës i të ashtuquajturit Vilayat di Misoginistan.
Emaili përshkruan një “pajisje të fuqishme shpërthyese” të lënë në ndërtesë brenda një qeseje plastike, që mundësohet me telekomandë”./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.