☁️
Tiranë 32°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.62 ▼0.1%
ARI 4,168 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,803 ▲ +0.17% ETH $1,768 ▲ +0.28% XRP $1.1418 ▲ +1.02% SOL $80.7100 ▲ +0.26%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Prezantimi i Programit Kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet! Garanci sovrane dhe një portofol financimi për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme

Është prezantuar sot Programi Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, me synim mbështetjen dhe përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare drejt Tregut Unik Europian.

Në aktivitet, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes së biznesit shqiptar për sfidat që sjell procesi i integrimit në BE, duke e cilësuar atë si një transformim të pashmangshëm.

“Guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, nga një vullnet i fortë dhe nga ideja se e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen, ndërsa e shkuara nuk kthehet, ka ikur. Këtu jemi pikërisht për të ardhmen që vjen dhe për t’u përballur me ndryshimin që po afrohet me shpejtësi, që është anëtarësimi në BE,” u shpreh Rama.

Ai tha se qeveria ka angazhuar krijimin e këtij programi kombëtar, i cili do të mbështetet edhe nga ekspertiza e UNDP-së, me qëllim ofrimin e asistencës profesionale për sipërmarrjen shqiptare.

Rama theksoi se rritja e mbështetjes për biznesin, veçanërisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, është thelbësore në këtë fazë. Kryeministri njoftoi gjithashtu programin “Dyfisho biznesin tënd”, i cili do të shoqërohet me një garanci sovrane dhe një portofol financimi për sipërmarrjet që synojnë zgjerim dhe zhvillim.

“Jemi në kushtet kur na duhet nga njëra anë të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen, gjë që e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë vijimësisht sepse ky është sistemi i sipërmarrjes. Ky është sistemi i krijimit të vendeve të reja të punës nga sipërmarrja. Ky është sistemi i zhvillimit ekonomik dhe social përmes lulëzimit të sipërmarrjes. Ky është sistemi ku pa sipërmarrësin ka vetëm iluzione dhe humnera pas tyre. Për këtë arsye ne duam që në radhë të parë sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe të vullnetit të domosdoshëm për ta çuar idenë përpara me kurajë të ketë mbështetjen tonë dhe mbështetja jonë për këtë kategori është një mbështetje domethënëse që do të materializohet me hapjen në ditët e ardhshme të programit kombëtar ‘Dyfisho biznesin tënd’. Një garanci sovrane dhe një portofol financimi në mbështetje të të gjithë atyre që do duan të ngjiten më lartë, që do duan të rrisin volumin, që do duan të rrisin standardet dhe që do duan të përgatiten për të mos u goditur nga era e fortë e këtij transformimi”, tha Rama

Sipas tij, mbështetja do të realizohet përmes linjave të kreditimit nga Banka e Shqipërisë dhe marrëveshjeve me bankat e nivelit të dytë, duke u dhënë bizneseve akses më të lehtë në financim.

“Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm që ka gjithçka përveç financimit do ketë financimin, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, falë linjës së kredisë së BSH dhe marrëveshjes që kemi bërë me banka të nivelit të dytë për interesa të ulëta dhe financim domethënës. Ne nuk do të ndalemi te një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar, nëse do kemi nevojë për më shumë do bëjmë më shumë. Por pikërisht për të lehtësuar këtë proces midis idesë dhe financimit do të shërbejë dhe asistenca për përgatitjen e planeve të biznesit, për përgatitjen e aplikimeve”, tha kreu i qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.