☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.68 ▼0.43%
ARI 4,176 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,266 ▼ -2.64% ETH $2,375 ▼ -5.32% XRP $1.3163 ▼ -4.07% SOL $103.1900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.68 ▼0.43 % ARI 4,176 ▲1.65 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.68 ▼0.43 % ARI 4,176 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prezantohen procedurat e reja për inspektimin e shërbimeve sociale

Rreth 40 përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale dhe të ofruesve të shërbimeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile morën pjesë në një sesion informues kushtuar Udhëzuesit Praktik për Inspektimin e Ofruesve të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Në këtë aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri Agon Dobruna, u prezantua qasja e re e inspektimit, e cila bazohet në standarde dhe kritere të përcaktuara, si dhe në procedura të qarta dhe hapa të standardizuar të punës.

Qëllimi i Udhëzuesit është të ofrojë instrumente praktike për realizimin e inspektimeve dhe të sigurojë një proces të strukturuar, transparent dhe të njëtrajtshëm në vlerësimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Inspektimi nuk synon vetëm identifikimin e mospërputhjeve dhe shqiptimin e masave administrative, por, mbi të gjitha, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.

Përmes kësaj qasjeje synohet përmbushja e standardeve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe garantimi që shërbimet të ofrohen në mënyrë profesionale, të sigurt, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër interesin më të mirë të përfituesve.

Metodologjia e Udhëzuesit mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare, të përshtatura me kontekstin dhe legjislacionin vendor.

Përmes këtij Udhëzuesi synohet të forcohet cilësia dhe llogaridhënia në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të mbështetet përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve në interes të qytetarëve dhe përfituesve./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.