Prezantohet ‘Comply on AI’, platforma që do të mbrojë bizneset nga rreziqet e inteligjencës artificiale
ComplyOn AI u prezantua zyrtarisht këtë të hënë në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com, me synimin për të ndihmuar bizneset dhe institucionet të kontrollojnë mënyrën se si përdorin inteligjencën artificiale dhe të shmangin shkeljet e rregullave ligjore.
Platforma identifikon programet e inteligjencës artificiale që një organizatë ka në përdorim, rreziqet që mund të krijojnë ato, si dhe nëse ato respektojnë kërkesat ligjore, mbrojnë të dhënat personale, funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe nuk cenojnë të drejtat e qytetarëve. Si shembull, bankat e përdorin inteligjencën artificiale për analizimin e klientëve dhe marrjen e vendimeve.
Themeluesja e saj, Anisa Berisha, thotë se kompanitë nuk kanë më nevojë vetëm të përdorin inteligjencën artificiale, por edhe dikë që e kontrollon atë. Sipas saj, mungesa e qeverisjes së inteligjencës artificiale mund të sjellë kosto të paparashikuara, humbje të besimit të klientëve, vështirësi në bashkëpunime ndërkombëtare dhe humbje të mundësive të biznesit. Platforma ndërthur ekspertizën, konsulencën, zhvillimin e kapaciteteve dhe teknologjinë.
Startup Albania ka kontribuar në zgjerimin dhe zhvillimin e saj në nivel rajonal. Drejtuesi i saj, Arjan Ymeri, thotë se ComplyOn AI ka premisat të dalë edhe jashtë kufijve të vendit dhe se 63% e startup-eve që u vijnë janë me AI.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.