☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,029 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,992 ▼ -0.6% ETH $2,312 ▼ -1.47% XRP $1.2912 ▼ -0.65% SOL $100.5200 ▼ -1.08%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prishtina e qetë, por pa gjallëri

Pas më shumë se shtatë orë dhunë nga demonstrues e nga policia e Kosovës, në Prishtinë tashmë është çdo gjë e qetë.

Prishtina n orët e vona t nates
Prishtina n orët e vona t nates

Demonstruesit janë larguar nga rrugët e sheshet, ndërsa policë, me numër të zvogëluar, vërehen ende nëpër kënde rrugësh e udhëkryqesh, raporton Koha.net.

Por, kundërmimi dhe gjurmët e një përplasje të madhe që ndodhi pothuaj gjatë gjithë pasdites së sotme ndërmjet protestuesve dhe mbrojtësve të rendit, janë të pranishme nëpër rrugë e sheshe, trotuare e vendkalime:

Gëzhojat e shumta të gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës, gurë, pllaka betoni e shenja komunikacioni të nxjerra shihen kudo nëpër to.

Kompani të ngarkuara për mirëmbajtje të Prishtinës kanë filluar pastrimin e rrugëve, porse pastrimi po bëhet me ngadalësi.

Edhe pse çdo gjë tani është e qetë, vërehet një zbrazëti e madhe nëpër Sheshin kryesor të kryeqytetit. Një heshtje e madhe mbretëron nëpër rrugët e kryeqytetit pasi edhe veturat kanë pakësuar qarkullimin.

Shumë lokale, sidomos në qendër, janë të mbyllura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.