“Problematike situata në malin e Tërbunit”- Kreu i Emergjencave flet për situatën e zjarreve në vend, Çako: 14 vatra a
Të paktën 14 vatra zjarri janë ende aktive në vend ditën e sotme dhe ëm problematike situata paraqitet në malin e Tërbunit. Por prioritet ka jeta e njerëzve dhe mbrojtja e tyre.
Kështu u shpreh sot kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Ai ka bërë me dije se aktualisht në shkallë vendi numërohen 14 vatra aktive zjarri, nga të cilat 5 konsiderohen me prioritet të veçantë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë ndaj masiveve pyjore dhe zonave të banuara.
Çako u ndal veçanërisht te situata në Malin e Tërbunit në Pukë, ku “masiviteti i dendur i pishave po pengon depërtimin e drejtpërdrejtë të ekipeve të shpëtimit drejt vatrës kryesore”.
Sipas tij, erërat e forta dhe temperaturat e larta po ndryshojnë vazhdimisht drejtimin e flakëve, duke ndërlikuar punën në terren. Ai tha për “News24” se “fokusi kryesor i forcave të angazhuara mbetet prerja e rrugëkalimit të zjarrit për të mbrojtur me çdo kusht shtëpitë e banorëve”.
Sipas kreut të Emergjencave Civile, një tjetër vatër e rëndë mbetet ajo në Bardhaj të Shkodrës, ku forcat operenciale po operojnë prej 2-3 ditësh, kjo përkrah vatrave të tjera në Vau të Dejës dhe Malësi të Madhe. Për shkak të përparimit të flakëve drejt fshatrave dhe kurorave pyjore, është angazhuar edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter në Lundrë të Matit.
Po ashtu, vatra aktive të zjarrta janë regjistruar edhe në Malin e Dajtit, ku forcat e ndërhyrjes po punojnë për izolimin e tyre.
Çako theksoi se kjo situatë e rënduar ka përfshirë thuajse të gjithë brezin qendror dhe verior të vendit, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.