☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.50 ▼3.63%
ARI 4,214 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,316 ▲ +3.41% ETH $2,756 ▲ +2.77% XRP $1.5379 ▲ +3.75% SOL $122.1500 ▲ +3.82%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.50 ▼3.63 % ARI 4,214 ▲0.27 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.50 ▼3.63 % ARI 4,214 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prodhimet “Made in Kosova”, eksporti i parë dhe EFTA

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së bizneseve kosovare në tregjet evropiane.

E nënshkruar më 22 janar 2025 në Davos, marrëveshja përfshin Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën dhe synon të lehtësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke reduktuar barrierat dhe duke krijuar kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investimet.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe në veçanti për bizneset vendore, pasi krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, zgjerimin e pranisë së produkteve kosovare në këto tregje dhe forcimin e mëtejshëm të bilancit tregtar me shtetet e EFTA-s.

Marrëveshja ka filluar të zbatohet nga 1 tetori 2026.

MINTI: produkti i parë nga Kosova niset për eksport drejt tregjeve të EFTA-s

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi për media ka njoftuar me rastin e fillimit të zbatimit të marrëveshjes, tashmë nga terminali i pikës kufitare Dheu i Bardhë është nisur për eksport drejt tregjeve të EFTA-s produkti i parë nga kompania Greenhouse, një shtëpi modulare.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, i cili uroi mbarësi për bizneset kosovare dhe shprehu pritjen që sa më shumë produkte “Made in Kosova” të gjejnë vend në tregjet e EFTA-s, duke krijuar njëkohësisht partneritete të reja.

Për produktet industriale, eksportuesit kosovarë do të përfitojnë nga liberalizimi i plotë i tarifave doganore, ndërsa eksportet e një numri të konsiderueshëm të produkteve bujqësore do të përfitojnë nga tarifa të reduktuara ose zero, si dhe nga kuotat preferenciale, sipas kushteve të përcaktuara nga secili shtet i EFTA-s.

Marrëveshja krijon gjithashtu mundësi për rritjen e eksportit të shërbimeve, përmes qasjes më të favorshme në treg dhe lehtësirave të parashikuara për këtë sektor.

Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra përbëjnë tregje me fuqi të lartë blerëse dhe potencial për produktet dhe shërbimet nga Kosova.

Gjatë vitit 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke shënuar bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh në favor të Kosovës. Nga totali i eksporteve në këto tregje, rreth 99.4 milionë euro i përkasin eksporteve drejt Zvicrës.

OEK: Produktet “Made in Kosova” hyjnë pa tarifa doganore në tregjet e EFTA-s

Lidhur me këtë marrëveshje kanë njoftuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës.

OEK thekson se tashmë produktet “Made in Kosova” hyjnë pa tarifa doganore në tregjet e EFTA-s

“Nga 1 tetori 2026, ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Marrëveshja krijon mundësi të reja për bizneset kosovare, duke lehtësuar eksportin e produkteve vendore në një treg me mbi 15 milionë konsumatorë dhe fuqi të lartë blerëse”, thuhet në njoftim.

Përveç mallrave, mundësi të reja hapen edhe për eksportin e shërbimeve në TIK, ndërtim dhe shërbime profesionale, si dhe për investime dhe partneritete të reja.

Tani, bizneset kosovare kanë një mundësi të re për të zgjeruar eksportet, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për ta fuqizuar praninë e produkteve “Made in Kosova” në tregjet evropiane, thuhet më tej.

Por, çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë në të dhe cili është roli i saj?

EFTA ((European Free Trade Association) ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë është një organizatë ekonomike evropiane, që është themeluar me qëllim të nxitjes së tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.

Ajo është themeluar në vitin 1960, nga shtatë shtete anëtare të asaj kohe, me qëllim promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. (Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – themeluan EFTA-n duke nënshkruar Konventën në Stokholm më 4 janar 1960)

Sot EFTA ka 4 shtete anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Tri funksionet kryesore të EFTA-s:

Mirëmban dhe zhvillon Konventën e EFTA-s, e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet katër shteteve anëtare: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Menaxhon Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Përmes kësaj marrëveshjeje, tre vende të EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – marrin pjesë në tregun e përbashkët të BE-së, së bashku me shtetet anëtare të BE-së. Zvicra nuk është pjesë e EEA-së.

Zhvillon rrjetin global të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të EFTA-s. Pra, EFTA ka marrëveshje tregtare me vende dhe rajone të ndryshme në botë. Këtu hyn edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kosovën.

Misioni

Pra, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) është një organizatë ndërqeveritare e themeluar për të promovuar tregtinë e lirë dhe integrimin ekonomik, në dobi të katër shteteve anëtare – Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës – si dhe partnerëve të tyre tregtarë në mbarë botën.

Këshilli i EFTA-s?

Këshilli i EFTA-s është organi më i lartë drejtues i EFTA-s. Zakonisht mblidhet shtatë herë në vit në nivel ambasadorësh në Gjenevë, ndërsa një herë në vit në nivel ministror në njërin prej shteteve anëtare, me rotacion.

Gjatë këtyre takimeve, Këshilli diskuton çështje që lidhen me Konventën e EFTA-s, si dhe me zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve tregtare të EFTA-s me vendet e treta, përfshirë marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Në Këshill përfaqësohet secili prej katër shteteve anëtare dhe vendimet merren me konsensus, pra me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Sekretariati i EFTA-s

Sekretariati i EFTA-s u ofron shteteve anëtare ekspertizë dhe këshilla të cilësisë së lartë në promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik.

Me cilat shtete ka EFTA marrëveshje të tregtisë së lirë?

EFTA ka një nga rrjetet më të mëdha në botë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, me 31 marrëveshje që mbulojnë 42 vende partnere jashtë Bashkimit Evropian.

Aktualisht, më shumë se 80% e tregtisë së mallrave të EFTA-s mbulohet nga marrëveshjet preferenciale tregtare. EFTA vazhdon të zgjerojë këtë mbulim përmes negociatave të reja për marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të ndryshme.

Përveç marrëveshjeve të tregtisë së lirë, EFTA ka nënshkruar edhe deklarata të përbashkëta për bashkëpunim me disa shtete. Këto mund të shërbejnë si hap drejt negociimit të marrëveshjeve të ardhshme të tregtisë së lirë.

Kosova dhe EFTA

Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra në janar të 2025-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, patën theksuar se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.