☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.46 ▼3.67%
ARI 4,213 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,329 ▲ +3.43% ETH $2,758 ▲ +2.75% XRP $1.5394 ▲ +3.76% SOL $122.1800 ▲ +3.78%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.46 ▼3.67 % ARI 4,213 ▲0.26 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.46 ▼3.67 % ARI 4,213 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

ITALFOR në Kosovë hap vende pune për personel civil

Kontingjenti Ushtarak Italian në Kosovë (ITALFOR) ka njoftuar se synon të punësojë personel të ri civil për disa pozita dhe shërbime në kuadër të veprimtarisë së tij në Kosovë.

Sipas njoftimit, pozitat e hapura përfshijnë shërbime përkthimi, pastrimi, lavanderie, mense dhe mirëmbajtjeje.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 16 tetor 2026, ekskluzivisht përmes adresës së email-it italfor.punesimi@libero.it.

Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten në format PDF kopja e letërnjoftimit të vlefshëm, certifikata nga regjistri penal që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime, dëshmitë për kualifikimet arsimore, si dhe CV-ja apo dokumentacion tjetër që vërteton përvojën e mëparshme të punës.

Në procesin e vlerësimit do të merren parasysh dokumentacioni i dorëzuar, përvoja profesionale në sektorin përkatës, si dhe aspektet që lidhen me sigurinë. Përvoja e mëparshme me NATO-n ose KFOR-in mund të dëshmohet përmes referencave dhe dokumenteve përkatëse.

Personeli i përzgjedhur mund të angazhohet në cilindo lokacion operativ të Kontingjentit Ushtarak Italian në Kosovë, në varësi të nevojave organizative dhe operative.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë në Kampin Villaggio Italia në Belo Polje, Pejë. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes dhe komunikimet e tjera do t’u dërgohen kandidatëve përmes email-it.

Në njoftim bëhet e ditur se dorëzimi i aplikimit nuk garanton punësim, ndërsa kontraktimi do të realizohet vetëm pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes dhe verifikimit të përmbushjes së të gjitha kërkesave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.